Të dielën, në 14 Maj Shqipëria do të votojë për të zgjedhur 61 kryetarët e bashkive për 4 vitet e ardhshme. Ditën e sotme, kreu i KQZ-së, që menaxhon dhe drejton procesin deklaroi se ka filluar procesi i shpërndarjes së bazës materiale në të gjithë vendin.
Ai ngriti shqetësimin se deri tani PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka depozituar emrat e anëtarëve të komisionit për 422 qendra votimi. Gjithashtu PL nuk i ka depozituar për 75 qendra dhe PSD në 415 qendra.
Celibashi, referuar akuzave të partive për kandidatët, tha se 38 emra janë dërguar për verifikim të thelluar nga prokuroria, 10 kandidatë për kryetarë bashkie dhe pjesa tjetër anëtarë.
Kandidatët për verifikim;
Kreshnik Hajdari, kandidat i PS për bashkinë Kuçovë;
Artur Bushi, kandidat i PS për bashkinë Krujë;
Kristian Shkreli, kandidat i PS për bashkinë Vau i Dejës;
Beqir Mulaj, Kandidat i PS për bashkinë Has;
Rezart Tusha, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Shijak;
Elvis Hajdërlli, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Devoll;
Alfred Beleri, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Himarë;
Agron Kapllanaj, kandidat i PD për bashkinë Mallakastër;
Abedin Oruçi, kandidat i Partia për Europianizimin dhe Integrimin për bashkinë Kukës;
Qerim Ismaili, kandidat i PS për bashkinë Mallakastër.