Këngëtari Luiz Ejlli është kryefjala e momentit në showbizin shqiptar. Ai arriti të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë eurosh të “Big Brother Vip Albania 2” me një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, teksa nga ajo shtëpi doli edhe i martuar me moderatoren Kiara Tito ku u njohën brenda asaj shtëpie.
Prej 4 muajsh ai është kthyer në personazhin më të komentuar në televizion dhe rrjete sociale, teksa thyen rekord pas rekordi.
Së fundmi, profili i tij i ri në Instagram, i hapur nga Kiara dhe produksioni i BBV-së, ka arritur në 510 mijë ndjekësish brenda 10 ditësh. Mbështetja dhe komentet pozitive për të po vazhdojnë edhe pas përfundimit të Big Brother Vip.
Rritje të numrit të ndjekësve në Instagram ka pësuar edhe bashkëshortja e Luizit, Kiara, e cila ka arritur në 701 mijë ndjekës.