Masakra të tjera janë parandaluar në Serbi pasi në tre shkolla të tjera nxënësit kanë bërë listat e bashkë që do të vrasin.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për mediat vendase.
Të gjithë ata janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.
Një nga tre shkollat është shkolla “Despot Stefan Lazareviç” në lagjen Mirijeva e Beogradit, dhe nëna e njërit prej nxënësve i dërgoi një letër nga administrata e shkollës mediave serbe, duke komentuar se prindërit janë të mërzitur dhe se shumë nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
“Ju bëj me dije se në datën 08.05.2023, në orët e mëngjesit gjatë orës së 4-t, një nxënës i shkollës sonë ka bërë një listë të nxënësve “të cilët dëshiron t’i vrasë”.
“Për ngjarjen jemi njoftuar nga mësuesja e lëndës e cila ka sjellë nxënësin në zyrën e drejtorit. Menjëherë thirrëm policin e shkollës dhe nxënësi u intervistua në prani të pedagoges, ndihmës drejtoreshës dhe drejtorit të shkollës”, thuhet në letrën që ka marrë nga prindërit.
Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviç në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta.