Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli ditën e sotme fushatën në Malësi të Madhe.
Nuk i kurseu sulmet për Edi Ramën, e cilësoi injorant, kur sipas tij tentoi të mbjellë përçarje fetare. “Vjen këtu dhe kërkon të mbjellë përçarje fetare. Është një copë injoranti që ka vetëm veten shok” tha Berisha për Ramën.
Më pas u ndal te kandidati Isa Ramaj. “Ky është ndryshimi esencial që duam të sjellim më 14 maj. Unë e di që Malësia e ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë.
Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj malësie. Edi Rama është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Ky ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Kjo tregon se ai është i pashpresë.
Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë ndryshimin, të votojmë Isa Ramën, të votojmë 1-shin, se kemi votuar liritë tona” tha ai.