Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e tij ku u shpreh se bashkia do u kthehet qytetarëve.
“Ne ia dolëm së bashku të bëjmë një fushatë model e të mbanim gjallë opozitarizmin në Durrës, përballë makinacioneve të mazhorancës.
Ne ia dolëm që ëndrrat e shpresën për Durrësin e së nesërmet ta planifikonim së bashku.
Ia dolëm të bëjmë mbarë demokratët dhe për këtë Durrësi është model. Sepse Durrësi jemi ne!
Bashkë kemi bindjen që ndryshimi i madh më 14 maj do nisë nga vota juaj. Bashkë kemi bindjen se do kthejmë bashkinë e uzurpuar nga grupi Dako-Sako tek qytetarët.
Do marrim me referendum të gjithë vendimet e rëndësishme për qytetarëve duke i dhënë fund arroghancës së piktorit dhe klientelizmit të betonit mëtejshëm të qytetit, përçudnimit të vijës bregdetare përmes velierës dhe projektit Rama-Dako –Sako të shkatërrimit të Portit nën etiketën “Dubai-Alabbar”, tha Cara.