Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim demokratët e Kavajës.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Kavaja më 14 maj do të firmosë për ndryshimin.
“Kandidatët e tij fshihen si mua nga qytetarët e nuk ballafaqohen dot me ta, sepse programi i tyre nuk është për qytetarët por për Ramën dhe xhepat e tyre.
Rama nuk del dot para jush sepse ka 8 vite, e nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u vodhi shqiptarëve 200 mln euro.
Vijoi i pangopur të firmosë 420 mln euro djegësa që nuk ekzistojnë kund. Vijoi të rrënojë Portin e Durrësit, të udhëtojë me avion në dispozicion me dhomë gjumi.
Tani del para jush jo me gjuhë shtetari, por me gjuhën e një halabaku, me një fjalor rruge, duke dëshmuar se nuk ka respekt për qytetarin, për familjet e tyre, do me çdo kusht të zhurmojë vjedhjet e tmerrshme që ka bërë këto 8 vite.
Do të kalojë me tallava e gaz tiraninë e varfërisë që u ka dhënë shqiptarëve.
Justifikimi i tij është se askush nuk vdes nga uria në vend, Duhet të mbledhim kufoma të të vdekurve nga uria që Rama të kujtohet se qytetarët janë në halle të mëdha.
Edi Ramën e pret miku i tij i nderuar, tradhtari i kombit amerikan McGonigal, do shkojë në burg me të. Ka dhjetëra çështje të tjera në Shqipëri, është kryekrimineli i votave, kryehajduti i vendit, e ardhja e tij është ajo që meriton”, tha Berisha.