-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Trageti i linjës Durrës-Bari godet peshkarexhën, 3 peshkatarë në det të hapur!

Kryesoret

Një aksident detare është shënuar mbrëmjen e sotme në ujërat e Adriatikut, ku një peshkarexhë me 3 peshkatarë në bord është goditur nga një traget.

Si pasojë e goditjes peshkarexha “Eltoni” është në rrezik mbytjeje në Durrës, së bashku me 3 peshkatarë në bord.

“Ata kanë telefonuar se i ka goditur trageti në afërsi të fenerëve në dalje kur trageti kishte nisur udhëtimin drejt Barit, Itali. U kanë kërkuar shokëve ndihmë me telefon anëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës. Tani morën në telefon shokët e tyre të shqetësuar se u dalin telefonat e fikur. Në ndihmë të tyre ka shkuar vetëm një skaf i policisë kufitare, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë tjetër për fatin e tyre.”, raportohet nga vendngjarja.

Tre peshkatarët në rrezik janë: Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe një tjetër person i quajtur Muhamed, ndërsa mbiemri ende nuk dihet me saktësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit