Paraditen e sotme rreth orës 11:55 afër Urës së Tabakëve në Tiranë në një grumbull shkurresh është gjetur i dekompozuar trupi i një personi ende të paidentifikuar.
“Në pamje të parë endacak” thotë policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.