-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurs dhe dieta! Albcontrol mbi 2 milionë Euro për 30 kontrollorë (Dokumenti)

Kryesoret

Ditën e djeshme Albcontrol, Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror hapi një tender mjaft të majmë për trajnimet e kontrollorëve të rinj.

“5Pyetjet.al” publikon dokumentet. 208 milionë lekë ose rreth 1.9 mln euro, ndërsa me TVSH kalon mbi 2 milionë Euro. Kaq parashikohet që të kushtojë kursi për formimin profesional të 30 kontrollorëve.

Kandidatët, sipas dokumenteve të tenderit nuk kanë njohur sa i përket aviacionit duke tentuar kështu që të justifikohet shuma e konsiderueshme që është vendosur në dispozicion në tender.

Kandidatët janë përzgjedhur, po sipas dokumenteve nga Testi i Parë Evropian i Përzgjedhjes së Kontrollorit të Trafikut Ajror (FEAST).

Kompanitë e interesuara kanë 1 muaj afat për dorëzimin e ofertave për të përzgjedhur më pas fituesin. Hapja e tenderit për kursin e 30 kontrollorëve të rinj vjen në një kohë kur një tjetër aeroport po ndërtohet në Vlorë.

Tre vite më parë kontrollorët ishin kryefjalë pasi firmosën deklaratën e paaftësisë së përkohshme duke e argumentuar me stresin e vazhdueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit