-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënohet administratori: Mos shko të votosh të dielën

Kryesoret

Administratori i njësisë Buz në Memaliaj me inicialet F.I. është kërcënuar që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit. Dy persona i kanë kërkuar që të mos shkojë për të votuar duke e kërcënuar hapur. Denoncimin e ka bërë vetë administratori. Policia ka nisur hetimet.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. I., se ishte kanosur nga 2 shtetas, për mospjesëmarrje në zgjedhje, menjëherë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasit e dyshuar, si dhe kanë vënë në dijeni prokurorin e gatshëm.

Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 44 vjeç dhe Y. H., 60 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Buz, Memaliaj, kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrjen në zgjedhje, shtetasin F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit