Prokuroria e Posaçme, SPAK ditën e sotme ka ushtruar kontrolle në një banesë në qytetin e Beratit.
Burime bëjnë me dije se, SPAK me vendim gjykate ka ushtruar kontrolle në banesën e shtetasit Gramoz Totos, pasi dyshohej se ky i fundit fshihte arsenal armës.
Mësohet se të pranishëm në këtë aksion kanë qenë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjatë kontrollit janë gjetur 3 armë si dhe Toto ka dhënë sqarimet e tij. Kujtojmë se Gramoz Toto është dënuar me 18 vjet për prostitucion./ BW