Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.
Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës Perëndimore do të jenë momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të vijoj të mbizotërohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës së mërkurë, ku në orët e para të ditës do të ketë vranësira të shpeshta. Por reshjet do të jenë të pakta.
Ndërsa në pjesën e dytë ditës vranësirat do të fuqizohen në të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje më të shumta shiu.