-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Avokatit të Popullit: Qeveria 857 mln euro borxh ish-pronarëve, kompensimi mjaft i ngadaltë!

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka njohur borxh për t’u kthyer prej gati 860 milionë euro për pronarët të cilëve iu është konfiskuar prona gjatë diktaturës komuniste.

Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor te avokatit të popullit, i cili është dorëzuar në Kuvend.

Po ashtu Avokati i Popullit konstaton se procesi i kompensimit financiar vazhdon të jetë mjaft i ngadaltë.

Sipas raportit agjencia e trajtimit të pronave ka lëshuar 26.092 vendime për kompensim, ndërsa nga 2018-2022 është kryer pagesa vetëm për 398 vendime.

Sipas avokatit të popullit me këto ritme nuk arrihet afati 10 vjeçar i vendosur në ligjin e qeverisë Rama në 2015.

Ndër të tjera në raport vlerësohet se procesi kompensimit financiar të pronave nuk është realizuar në të tërë elementët e tij dhe mbi të gjitha subjektet e kompensuar nuk arrijnë të marrin kompensimin financiar.

Aktualisht qeveria por përdor si fonde për kompensimin e pronarëve, vetëm paratë që sigurohen nga procesi i legalizimit.

Mesatarja vjetore është 10 milion euro, çka bën që fondet të jenë të pamjaftueshme për të përmbushur detyrimin për kompensimin e plotë financiar brenda 10 vitesh nga dalja e ligjit.

Paralelisht është menduar zbatimi i një skeme me kompensim me toka shtetërore, por në fakt sipërfaqet e vëna në dispozicion janë mjaft modeste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit