Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimet e zhvilluara në Kongresin amerikan ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike. Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe ka përmendur shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces.
“Në takime është folur po ashtu për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë konstruktive, ndërkaq ka potencuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë në këtë proces, duke shprehur shqetësimin për mungesën e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes nga ana e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Në të gjitha këto takime, Presidentja Osmani ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë.
Ajo ka potencuar vazhdimisht rëndësinë e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, duke theksuar se kjo do të kontribuonte drejtpërdrejt që të ketë gjithnjë e më shumë siguri dhe stabilitet në rajonin tonë dhe përtej”, shkruhet më tej në njoftimin e Presidencës. Për muajin maj janë paraparë të zhvillohen dhjetë seanca.