-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U godit nga raketat ruse pranë Bakhmut, vdes duke raportuar gazetari!

Kryesoret

Një gazetar francez është vrarë teksa raportonte nga zona e luftës në Ukrainën lindore. 32-vjeçari Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa pranë Chasiv Yar, në perëndim të Bakhmutit, i cili çdo ditë është në shënjestër të forcave ruse.

Një ekip gazetarësh u sulmua rreth orës 16:30 me orën lokale, ndërsa ishte me një grup ushtarësh ukrainas. Ai ishte pjesë e ekipit të parë të AFP-së që shkoi në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar dhe jetonte atje që nga shtatori.

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet për gazetarinë vrarë  në vijën e parë të luftës.

“Me guxim, që nga fillimi i konfliktit ai ishte në front për të vërtetuar faktet. Për të na informuar. Ne ndajmë dhimbjen e familjes së tij dhe të gjithë kolegëve të tij”, shkroi Macron në Twitter.

Kryetari i AFP, Fabrice Fries, tha se agjencia e lajmeve ishte “shkatërruar” nga vdekja e Soldin, për të cilën ai tha se ishte një “kujtim i tmerrshëm i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët çdo ditë që mbulojnë konfliktin në Ukrainë”.

Drejtoresha e agjencisë për Evropën, Christine Buhagiar, e kujtoi Soldin si “entuziast, energjik dhe trim” dhe tha se ai ishte “plotësisht i përkushtuar për profesionin e tij”.
Deputetët në të gjithë spektrin politik qëndruan në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe bënë homazhe për Soldin.
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës shprehu “ngushëllimet e saj të përzemërta” për familjen dhe kolegët e Soldin duke thënë:
“Ai ia kushtoi jetën informimit të botës për të vërtetën. Trashëgimia e tij, si dhe kauza e tij, do të jetojë”.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu shprehu ngushëllimet, duke thënë se bota ishte “borxh” ndaj gazetarëve që kishin humbur jetën “ndërsa ndriçonin tmerret e pushtimit rus”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit