Një makinë është përplasur me një autobus ditën e sotme në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.
Njoftimi i Policisë:
A. J., 50 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin Dh. N., 50 vjeç, banues në Kamzë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Gj. B., 51 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.