Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sot takimin e supozuar mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës në dhjetor të vitit të kaluar. Ish-presidenti tha se tradhtia që Lulzim Basha i bëri opozitës dhe demokratëve dihej dhe tani ka dalë sheshit.
“Nuk kam çfarë opinioni të jap për një bashkëpunim të ditur prej kohësh që i bëri dëme shumë të mëdha opozitës dhe demokracisë, që nga djegia e mandateve, bojkotimi i reformës në drejtësi, etj.
Këto nuk kanë qenë rastësi. Në nivelet e larta zakonisht nuk ka gabime, por tradhti. Ajo ka dalë hapur, sheshit prej kohësh” tha ai.