Dy ditë përpara se qytetarët të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë për 4 vitet e ardhshme, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka firmosur nisjen e procedurave duke hapur një tender për rikonstruksionin e trotuareve të qytetit.
Tenderi është 66 milionë lekë pa TVSH për pllaka rrugësh, betoni dhe çimento. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit, ku ish-aktori i humorit ka parashikuar që lekët të paguhen deri në 2025 duke e argumentuar me buxhetin afatmesëm.
Pra, jo vetëm që Isai është kujtuar në dy ditët e fundit për trotuaret e qytetit, por ka shpallur procedurën pavarësisht se cili do të jetë kryetari i ri i bashkisë ditën e hënë.
Edhe nëse nuk do të votohet për një tjetër mandat, Erion Isai do të shpallë fituesin pas 14 Majit për procedurën e nisur dy ditët e fundit para zgjedhjeve.
Po ku ishte katër vite, pse u kujtua në orët e fundit të mandatit për të nisur punën për të rregulluar trotuaret e qytetit ku presupozohet se kalon cdo ditë?