Inceneratorët vazhdojnë që të prodhojnë lajme. Në Gjykatën e Posaçme po vazhdon gjyqi në themel ndaj 18 të pandehurve mes tyre mes tyre ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.
Por gjatë seancës policia ka njoftuar gjykatën se nuk ka mundur të njoftojë kompanitë që kryen punimet në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Fier.
Sipas policisë adresat e 10 kompanive, të deklaruara në QKB nuk ishin gjetur, ose në rastin kur ishin gjetur, aty ishin vendosur biznese të tjera.
Këto kompani nëpërmjet faturave fiktive, lëvruan 4 milionë Euro, duke deklaruar se kishin kryer punime në inceneratorin e Fierit. Punimet u certifikuan nga Arben Dervishaj, i cili u arrestua.
SPAK akuzon Lefter Kokën, Alqi Bllakon, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Si dhe Klodian Zoton dhe 10 administratorë kompanish, si pjesë e skemës së lëshimit të faturave fiktive për punë që nuk u kryen.