-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 20 vitesh një President polak vjen në Tiranë

Kryesoret

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj sot nisi vizitën zyrtare në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, i cili shoqërohet nga Zonja e Parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda. Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një presidenti polak në Shqipëri.

Pas ceremonive të mirëseardhjes, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, të dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë për media.

Në pjesën e dytë të ditës, në orën 16:30, të dy presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe, forumit të përbashkët ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësish polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH). Gjatë qëndrimit në Shqipëri Presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit