-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria merr masa emergjente për rënien e euros

Kryesoret

Pas shumë ankesave, tre ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e drejtuar nga Delina Ibrahimaj ka prezantuar planin për të lehtësuar eksportuesit të cilët janë dëmtuar me zhvlerësimin e rënies historike të euros.

“Ne kemi vendosur që Ministria e Financave dhe Ekonomisë të ngurtësojë parapagimin e kësteve të tatim fitimit të të gjitha kompanitë ekspertuese që eksportojnë më shumë se 70% të qarkullimit dhe prodhimit të tyre.

Ne kemi marrë nja akt normativ që do të miratohet shumë shpejt. Kjo gjë do të bëhet me qëllim që këto kompani mos të paguajnë këste tatim fitim duke krijuar një mundësi për rritjen e likuiditeteve për këta eksportues.

Ne do të marrim masa me qëllim që rimbursimet e TVSH që merret nga eksportuesit pranë administratës tatimore i cili në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të ministrisë së Financave duhet të jepet me një afat 30-ditor, pra do të jepet me një afat shumë të shkurtër brenda 3 ditësh nga paraqitja e kërkesës dhe dokumentacionit. Gjithmonë për këta eksportues që eksportojnë mbi 70% të prodhimit” tha Ibrahimi.

Shoqatat e biznesit pohojnë se ky zhvlerësim i monedhës euro, ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendase duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit