Taksa e ndikimit në infrastrukturë mban rreth 32% të peshës së të ardhurave nga burimet e 61 bashkive (duke përfshirë të ardhurat nga taksat, tarifat dhe të ardhurat e tjera vendore) e ndjekur me 17% të peshës nga tarifat e mbledhura për gjelbërim dhe pastrim, dhe 17% pesha e të ardhurave nga tarifat administrative si dhe 16% nga taksa mbi pronën, sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive
Për 2022 arkëtimet me rritjen më të lartë janë nga taksa e hotelit, ndërsa arkëtimet nga taksat dhe tatimet nga biznesi i vogël u tkurrën 77%, duke shënuar rënien më të lartë.
Në total të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, veprimtari me asete dhe të tjera) për 2022 arritën në vlerën e 285 mln eurove. Krahasuar me vjet të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore u rritën 7%.
Të ardhurat nga taksat e pushtetit vendor për 2022 ishin rreth 165 mln euro. Krahasuar me 2021 u rritën 1,7%. Të ardhurat nga tarifat arritën 111 mln euro dhe në raport me 2021 u rritën 11,3%. Ndërsa të ardhurat e tjera vendore janë 9 mln euro. Në 2022 u rritën 83% krahasuar me vitin paraardhës.
Sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive vihet re se në zërin e të ardhurave nga taksat, ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë (+680 milionë lekë) dhe taksa e hotelit (+104 milionë lekë). /Shkrimi i plote në Monitor