Mbrëmjen e djeshme polica ka shoqëruar në komisariat kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Ai është marrë pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.
Në media raportohet se në momentin e arrestimit kanë qenë edhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi sipas raportimeve prangosja e tij është bërë me urdhër të lëshuar nga SPAK.