Pas arrestimit të Fredi Belerit, ka reaguar dega e PD-së në Himarë. Sipas tyre arrestimi është politik dhe është bërë me urdhër të Edi Ramës.
Deklarata për media
“Shteti policor dhe pushteti vendor që ndjen humbjen e thelle pas 2 ditësh, dje ne darkë pas mesnate në qendër të Himarës efektivë civil të urdhëruar me direktiva të sakta, shoqërojnë me forcë kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë z. Fredi Beleri dhe stafin e tij.
Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit që ka më shumë se një javë që përdoret nga pushteti, po trazon qetësinë dhe harmoninë e qytetarëve të Himarës, duke krijuar skenarë imagjinar me qëllim përçarjen e komunitetit duke luajtur kartat e nacionalizmit.
Sot nuk po flasim për Fredi Belerin sot po flasim për të gjithë ne, në vend të tij mund të ishte kushdo qoftë. Arrestimi në mesnatë i një kandidati për Kryetar Bashkie, dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe mbas kaq ditësh presioni mbi nivel politik, ngrë shumë pikëpyetje mbi bazën dhe arsyen e arrestimit.!
Ju bej thirrje gjithë instancave përkatëse shtetërore, partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe në vecanti, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kthejnë vëmendje makximale në procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, si dhe rrezikimin e minimit të demokracisë! U bëj thirje cdo qytetari te gjithë Himarës dhe fshatrave të saj, brënda dhe jashtë vëndit të vijnë të Dielën dhe të përmbushin detyrën e tyre qytetare duke VOTUAR Kandidatin tonë Φρέντης Μπελέρης – Fredi Beleris dhe kolacionin për Këshillin Bashkiak, Bashkë Fitojmë NR.1. ”, thuhet në reagim.