-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mbyll fushatën në Tiranë, Këlliçi: Premtimet do të bëhen realitet

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur fushatën në kryeqytet për zgjedhjet elektorale të 14 Majit.

Nga sheshi “Nënë Tereza”, kandidati i “BF” për Tiranën, Belind Këlliçi  u zotua se premtimet e tij do të bëhen realitet pasi qytetarët të bëjnë ndryshimin me votë ditën e diel.

“Ju jeni vipat e mi. Qytetarët e Tiranës, të rinjtë të reja, pensionistët, studentët. Ku janë naçut e Tiranës, ata që si unë jemi rritur në Tiranë në familje normale, jemi rritur nga prindër normal, kërkojmë një qytet mund të na strehojë dhe mund të na japë shpresë.

I vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë, për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, forcën e Partisë Demokratike. Sot kam një falënderim për familjen time politike që quhet Partia Demokratike.

Falenderoj kandidatët që garuan me mua në primare. Sot jemi sërish bashkë kundër Erion Veliajt. Falenderoj të gjithë demokratët dhe ata të mërzitur që nuk e kanë gjetur veten për momentin dhe çdo ditë komunikojnë më mua.

Beteja kundër Erion Veliajt është një arsye e madhe për të bashkuar votat ditën e dielë. Autobusin falas dhe nënkalimin te sheshi Skenderbej do i bëj realitet pas 14 Majit”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit