Kreu i Partisë së Lirisë, pas takimit që mbajti me ish-kryeministrin Sali Berisha, ka folur për mediat.
Meta u pyet në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën Fredi Belerim, kreu i PL-së u shpreh se arrestimi është një provokim nga Rama.
“Rama po përjeton një dramë të madhe, po i vjen fundit sundimit të tij. Nga ai mund të prisni dhe marrëzira të tjera. Për sa i takon inskenimit të tij, për të provokuara ngjarje të tilla.
Dua t’ju siguroj që fitorja e opozitës në Vlorë dot të jetë e sjellë. Kjo pasi qytetarët e Vlorës janë të zhgënjyer nga vjedhjet e pronave që Rama ka bërë në bregdet. Asgjë nuk na habit pasi Rama ka një javë që inskenon ngjarje të tilla kriminale.
Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dyfishojnë përpjekjet e tyre pasi Ram e do bashkinë e Himarës për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ai ka marr përsipër për të pastruar.“, tha Meta.