-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Drejtësia duhet të ketë prova për arrestimin e Belerit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen duke reaguar për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama që javët e fundit ka pasur një përplasje të fortë në distancë me Belerin, thotë se beteja e tij nuk ka lidhje me hetimet dhe arrestimin.

Ai i kërkon prokurorisë që arrestimin ta ketë të bazuar në prova dhe për këtë kërkon nga të gjithë që të presin që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe jo politika.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.

Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit