-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbyll fushatën në Durrës: Patronazhistët e këtij qyteti, të frikshëm

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama pasditen e sotme ka mbyllur fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Durrësi do të rikthehet në portën kryesore të Adriatikut, ashtu siç më parë përdorej nga romakët për të hyrë në territore të tjera.

“Dua t’i bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm në Durrës, zgjedhësve dhe zgjedhëseve të PS në Durrës.

Unë jam i bindur që nuk ka një km katror të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin. Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik jo të bashkisë së Durrësit por të republikës së Shqipërisë.

Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një momenti të zhvillimit tonë ekonomik. Më në fund pas shumë përpjekjesh është vendosur baza dhe janë lodhur edhe gjërat bashkisë.

Me portin e tij turistik, portin e ri tregtar dhe hekurudhën e re Durrësi bëhet një pikë lidhëse për të gjithë hapësirën e rajonit tonë. Durrësi do të rikthehet se s’bën në historinë e asaj porte kryesore të kësaj ane të Adriatikut që romakët e përdorën për të hyrë dhe për t’u shtrirë në territore të tjera”, deklaroi Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit