Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, janë shqetësuese për institucionet përgjegjëse dhe diplomatët e huaj. Më 14 maj zhvillohen zgjedhjet për kryetarë të 61 bashkive dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.
Nisin hetimet për dy raste të dyshuara për shitblerje vote për zgjedhjet e 14 majit
Raportimi i parë që ngriti dyshime për shitblerje të votës në këtë fushatë zgjedhore ishte ai i datës 17 prill, kur policia e Hasit ndaloi një furgon të ngarkuar me 21 pako ushqimore që mbanin mbishkrimin “Rezervat e Shtetit”. Furgoni drejtohej nga djali i kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, dhe denoncimi u bë nga rivali i tij, përfaqësuesi i koalicionit Bashkë Fitojmë, Myftar Dauti.
Kandidati socialist pretendoi se djali i tij thjesht “u gjend në kohën dhe vendin e gabuar” dhe deklaroi se i biri ishte kontaktuar nga bashkia e Hasit për të transportuar pakot me ushqime për familjet në nevojë, si një ndihmë me rastin e muajit të Ramazanit (Nata e Kadrit).
Për këtë rast nisën menjëherë hetimet, ndërsa nuk ka ende një deklaratë nga prokuroria se në çfarë faze janë ato.
Ndërkaq, më 10 maj policia e Tiranës arrestoi një person, i cili u filmua teksa bënte pazar për shitje votash dhe videoja e tij u shpërnda në rrjetet sociale. Ai garantonte katër vota të familjes së tij, por nga biseda nuk specifikohet se për cilën parti.
Kliko këtu për të lexuar artikullin e plotë