-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia: Skandal! Kemi njoftuar Brukselin për arrestimin e Fredi Belerit

Kryesoret

Përshkallëzohen tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas arrestimit të kandidatit për kryetar bashkie të Himarës.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaroi se për këtë çështje ka njoftuar Brukselin dhe nëse nuk ka prova për arrestimin ky është një skandal absolut.

Do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje tjetër, jashtëzakonisht serioze.

Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek.

Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut.

Për këtë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borrell dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze si Presidencë në detyrë. Qeveria greke do ta monitorojë këtë nga afër.

E përsëris, diçka që e njoha edhe kryeministrin shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal” tha ai.

Ministri i Jashtëm Dendias telefonoi kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi telefonoi Bledi Çuçin duke i kërkuar lirimin e Belerit.

Ambasadorja greke në Tiranë shkoi që në mëngjes në ministrinë e Jashtme. Reagimet kanë qenë të shumta nga pala greke. Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një sprovë e madhe për drejtësinë, referuar provave mbi arrestimin e Belerit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit