Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur qeverisë greke që kërkoi që të lirohet kandidati për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që u arrestua në mesnatë me akuzën e blerjes së votave. Xhaçka i kërkon Athinës që të mos bëjë presion dhe mesazhe përçarëse por të presin vendimin e drejtësisë.
1/3 Vote buying is a grave offense in our legislation, and our law enforcement agencies prioritize combating it during election time. This applies to all citizens of the Republic of Albania, including our Greek minority brothers and sisters participating in our elections.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) May 12, 2023
“Blerja e votave është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe agjencitë tona të zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat tona minoritare greke që marrin pjesë në zgjedhjet tona.
Kandidatura e shtetasit shqiptar Fredi Beleri, i cili kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.
Me respekt u bëjmë thirrje miqve tanë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimin e çështjes me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve” shkruan ajo.