Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri është arrestuar nga policia pak pas mesnate në një lokal në Himarë.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të Kodit Penal rrezikon deri në 5 vjet burg. Ai është dërguar në Vlorë ku edhe po kryhen veprimet procedurale.
Momenti i arrestimit është kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit. “5Pyetjet.al” publikoi momentin e arrestimit të kandidatit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
VIDEO-Me pranga në duar dhe i rrethuar nga polica, momenti i arrestimit të Belerit