Policia e shtetit ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kandidatit të Berishës në Himarë, Fredi Beleri.
Drejtori për rendin dhe sigurinë në policinë e shtetit, Rebani Jaupi tha se në orët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për ngjarjen.
“Ajo që mund t’ju them është se është e vërtetë që është shoqëruar në drejtorinë e Vlorës.
Natyrisht në drejtimin e prokurorisë së Vlorës ka pasur një procedim, ndjekje, për këtë do të ketë, sapo të jetë përfunduar veprimi procedural do të ketë një njoftim për shtyp.
Hollësitë do të merren në njoftimin që do të ketë” tha ai.