-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri tensionon raportet Shqipëri-Greqi, Xhaçka thirrje Athinës: Përmbahuni!

Kryesoret

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar duke iu përgjigjur Athinës zyrtare që e cilësoi skandaloz vendimin e Gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

 

Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër votës së lirë dhe zgjedhjeve të ndershme. Nuk e kuptojmë se si shtetësia greke e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë” tha ajo.

Ministria e Jashtme greke deklaroi se nëse provat për arrestimin e Belerit nuk janë të pakundërshtueshme, atëherë kemi të bëjmë me një rast skandaloz. Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendime si ky i sotmi, tregojnë se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e shtetit të së drejtës, e as atë europiane.

Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri” tha ai.

Lënia në burg e Fredi Belerit, Ministria e Jashtme greke: Vendim skandaloz

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit