Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar rreth darkës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Darkë e cila u zhvillua në rezidencën e Rohde me rastin e vizitës së drejtoreshës për Ballkanin, Susanne Schutz.
Në takim i pranishëm ishte zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti i cili po shoqëronte Kurtin.
Rohde në postimin e tij ka shkruar se në këtë darkë kanë pasur një diskutim të frytshëm për rrugën përpara lidhur me temat aktuale që ndërlidhen me procesin e dialogut.
Në Kosovë për vizitë ka qëndruar edhe drejtoresha e USAID-it, Samanta Power e cila ka treguar se ka përcjellë mesazhin e presidentit Joe Biden për rëndësinë e themelimit të Asociacionit.