-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata skandaloze e Athinës: Himara është qendra e minoritetit grek! Tirana hesht

Kryesoret

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar bashkie i Himarës në zgjedhjet e 14 Majit ka shkaktuar një furtunë në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë në 24 orët e fundit. Reagimet kanë qenë të shumta nga të dyja palët. Greqia në sulm dhe Shqipëria në mbrojtje.

Gjuha e përdorur nga Athina zyrtare ka qenë e fortë dhe kërcënuese duke përmendur direkt integrimin dhe veton. Tirana i ka kërkuar që të presë që fjalën e fundit ta thotë drejtësia dhe të respektojë institucionet e pavarura shqiptare. Por kjo ngjarje nxori në pah, zbuluar ambiciet e fqinjëve jugorë që fillimisht interesin e kamufluan me faktin që Beleri ka shtetësi greke.

Himara me një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone që ruan traditat dhe doket e kësaj ane që nga kohët e hershme, e cila nuk është bashki minoritare, por nga ministria e Jashtme e Greqisë cilësohet si “qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”.

Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie (Fredi Beleri) sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipërideklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ky është skandali i vërtetë dhe jo lënia në burg e Fredi Belerit, pasi për këtë çështje drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Në Himarë mund të ketë qytetarë shqiptarë, apo edhe me shtetësi greke që flasin një tjetër gjuhë të dytë apo të tretë, por kjo nuk e bën këtë krahinë pakicë minoritare.

Por për këtë deklaratë me pretendime skandaloze të ministrit të Jashtëm grek Tirana zyrtare nuk ka reaguar. Olta Xhaçka bëri një postim duke iu përgjigjur Greqisë vetëm për pjesën e Belerit dhe vendimit të gjykatës dhe jo pretendimeve të Dendias mbi Himarën. Pse po hesht Tirana?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit