Mbrëmjen e sotme në Krujë është arrestuar 48-vjeçari, Bedri Murati pasi pasi shpërndante para për qëllime elektorale.
Sipas njoftimit të policisë 48-vjeçar është me precedentë të theksuar kriminal.
Mësohet se Murati qarkullonte me një listë emrash votuesit të cilët dyshohet se u kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të një kandidati, ku dhe i është sekuestruar 69 000 lekë të rinj, 50 euro.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volksëagen Touareg” që drejtohej nga i arrestuari.
Gjatë kontrollit në këtë automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë.
Mësohet se në listë ishin rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik.
Materialet e para hetimore do të referohen në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.