-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i kyçi të atin në burg, vjen reagimi i parë i vajzës së Belerit

Kryesoret

Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e blerjes së votave.

Gjykata gjithashtu shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes. Sipas kompetencës së parashikuar në ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale në vendin tonë, hetimin e mëtejshëm ndaj kandidatit të koalicionit opozitar në Himarë, Fredi Beleri do ta zhvillojë SPAK, që ka autorizimin për hetimin e krimeve zgjedhore.

Të pranishëm në momentin e dhënies së vendimit ishin familjarët e Belerit. Vajza e tij kishte një mesazh. “Ne vendosim për të ardhmen më të mirë për vendin tonë.

Tani ka ardhur koha për të ndryshuar gjithçka, ka ardhur koha për të sjellë të ardhmen më të mirë. Të gjithë kemi një arsye sepse Himara jemi ne”, tha vajza 17-vjeçare e Fredi Belerit, shkruajnë mediat greke. Athina zyrtare e cilësoi vendimin skandaloz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit