-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia e “çon” Belerin në SHBA

Kryesoret

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve (shqiptare) që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat. Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit tha:

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit