Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar se ministri Niko Peleshi ka shkelur heshtjen zgjedhore duke vazhduar fushatën në Korçë.
Këtë denoncim e ka bërë Blushi për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku shkruan se Peleshi u kap në flagrancë duke vijuar fushatën elektorale për kandidatin e “Rilindjes” në Korçë, Sotiraq Filo.
Në postimin e tij, Blushi ka publikuar edhe një video ku duken Peleshi, deputetë të “Rilindjes”, drejtuesit vendorë të PS dhe qytetarë të thirrur në aktivitet ku sipas tij ata janë nën presion për vendet e punës.