Ish-kampioni me origjinë shqiptare Pirro Dhima që ka garuar për Greqinë u është bashkuar zërave në mbështetje të kandidatit për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri që u arrestua për blerje votash.
Në një mesazh në Twitter, Dhima i kërkon që të mos e ulë kokën, edhe pse në fakt u arrestua me dyshimet e forta se po blinte vota.
“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona.
Κάποιοι είχαμε τη βαριά&σκοτεινή μοίρα να μεγαλώσουμε με το φόβο των συνεπειών της ελευθερίας του λόγου & υπο τη συνεχή παραβίαση των δικαιωμάτων μας. Σήμερα, αρνούμαστε να σκύψουμε το κεφάλι σε συμπεριφορές που πληγώνουν τη δημοκρατία & τραυματίζουν το κράτους δικαίου. #Μπελερη
— Pyrros Dimas (@Pyrros_Dimas) May 12, 2023
Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri” shkruan ai. Dhima ishte edhe pak kohë më parë në Himarë në krah të kryeministrit grek Mitsotakis ku u pritën nga Beleri.