-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Keni plane për fundjavë? Shi dhe furtunë për zgjedhjet (HARTA)

Kryesoret

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e sotme moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa,  në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.

Dita e diel parashikohet të jetë me mot me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e diel pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit. Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e diel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit