Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Vlorës ku la në burg Fredi Belerin.
Ministria greke e ka cilësuar këtë vendim si skandaloz. Gjithashtu në reagimin e tyre janë shprehur se arrestimi i kandidatit dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor.
Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate.
Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”, thuhet në reagim.