-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbyset makina në mesnatë! Një i vdekur dhe 3 të plagosur

Kryesoret

Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Selenicë të Vlorës. Një makinë ka dalë nga rruga, për pasojë një grua 69-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 22:38 në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia në një njoftim për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit