Goditje rekord. Marina Kolumbiane njoftoi sekuestrimin e nëndetëses më të madhe të improvizuar të kontrabandës së drogës të zbuluar ndonjëherë në historinë e vendit, tridhjetë metra e gjatë dhe tre e gjerë, e cila ishte e ngarkuar me tre ton kokainë.
Nëndetësja u gjet të martën teksa lundronte drejt Amerikës Qendrore, duke ndjekur një nga rrugët më të përdorura të trafikut të drogës në tregun amerikan, konsumatori më i madh në botë i kokainës kolumbiane.
#LoÚltimo 🚨 en operación conjunta la @ArmadaColombia interceptó el más grande artefacto semisumergible navegando con alcaloides, en área general Pacífico sur, tripulado por 3️⃣ sujetos transportando en su interior 3️⃣0️⃣5️⃣8️⃣ kilogramos de alcaloides, con apoyo @FuerzaAereaCol pic.twitter.com/793wmsEwZa
— Fuerza Naval del Pacífico (@FNP_ArmadaCol) May 12, 2023
Imazhet e publikuara nga autoritetet kolumbiane tregojnë varkën në ujë, si dhe ngarkesën që ajo mbante në tokë: qindra pako droge, të etiketuara “Toyota” (trafikantëve u pëlqen të vendosin firma, shpesh duke përdorur marka të famshme botërore, në pajisjet e tyre. Mes tyre, tre burra që u arrestuan.
Është anija më e madhe e llojit të saj e kapur ndonjëherë që kur e para u pa në vitin 1993 në vendin më të madh të prodhimit të kokainës në botë.