Shqipëria voton nesër. Qytetarët do të zgjedhin 61 kryetarët e rinj të bashkive. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, fletën e votimit sipas 12 qarqeve të vendit me renditjen përkatëse të Kandidatëve për Kryetar Bashkie dhe fletën e votimit me renditjen për Këshillin e Bashkisë.