-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohen 2 kosovarë

Kryesoret

Dy shtetas nga Kosova u arrestuan sot në pikën kufitare të Murriqanit pasi tentuan dilnin nga vendi ynë me lëndë narkotike. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe evidentimin e paligjshmërive në kufi, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasit N. K. dhe D. M., të cilët lëviznin me automjetin tip “Volkswagen”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit N. K. dhe D. M., të dy 19 vjeç dhe banues në Prizren, si dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike,” njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit