Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka formuar aleancë elektorale me partinë radikale islamiste ‘Huda Par’, për të konsoliduar bazën e tij kurde.
Por aleanca ka shkaktuar debate, pasi partia Huda është akuzuar në të kaluarën për lidhje me dhunën politike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Diyarbakiri, qyteti kryesor turk me shumicë kurde.
“Pritshmëria e parë në Dijarbakir është paqja. Paqja është fjala magjike dhe ata duan që paqja të vazhdojë. Këto vende kanë vuajtur shumë. Por ka pesë vjet që në Dijarbakir ka paqe dhe të gjithë e vlerësojnë këtë.”
Lufta e qeverisë kundër terrorizmit solli rrëzimin e shumë kryebashkiakëve të zgjedhur të qytetit, që i përkisnin partisë kryesore pro-kurde, përfshirë kryetarin e bashkisë së Dijarbakirit.
Analistët thonë se reagimi ndaj tërmeteve të shkurtit dhe krizës ekonomike po dëmton shanset e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për t’u rizgjedhur.
Vahap Coskun, analist politik në DISA, një institut kërkimor politik në Dijarbakir, thotë për Zërin e Amerikëse se ka rënë mbështetja kurde për zotin Erdogan.
“Kemi një krizë të rëndë ekonomike dhe një rënie të jashtëzakonshme të demokracisë. Të drejtat dhe liritë themelore po kufizohen. Partia AKP ka mbyllur dritaren e demokracisë për çështjen kurde. Për shkak të këtyre faktorëve, mbështetja kurde për AKP-në ka rënë.”
Artikulli i plotë këtu.