-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belind Këlliçi denoncon me pamje nga Zall-Herri: Arben Maloku po frikëson votuesit!

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi ndodhet në terren ku po inspekton personalisht denoncimet e ardhura pranë shtabit të tij për lëvizje dhe prani të personave të dyshimtë në zonën e Zall Herrit.

“Live nga Ura Çerkezit në Zall Herr, aty ku sot në orët e para të 14 Majit, çuditërisht ka trafik makinash dhe lëvizje më shumë se kurrë.

Askush të mos guxojë të prekë votën apo vullnetin e qytetarëve për ndryshim”, shprehet fillimisht Këlliçi.

Ndërsa pak minuta më vonë ai publikon një tjetër video nga zona ku shihen qartë një autokolonë makinash policie që po lëvizin në Çerkez.

Belind Këlliçi në komentin bashkëngjitur video thotë se denoncimet kanë të bëjnë me Arben Malokun.

“Në Çerkez duke verifikuar personalisht në terren denoncimet e ardhura për famozin Arben Maloku, që ndërton pallate me 5 kate pa leje në Tiranë!”, shprehet Belind Këlliçi.

Po ashtu, Këlliçi  thekson se e njëjta gjë po ndodh edhe në Laprakë, akuzon një drejtor të bashkisë së Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit