-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Te “Petro Nini” nuk punon pajisja e identifikimit, KQZ: Procesi nis pas 3 orësh!

Kryesoret

Ndonëse votimi duhet të kishte nisur në orën 07:00, sipas Kodit Zgjedhor, probleme në Qendrën e Votimit, e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Mësohet se në këtë qendër votimi nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas 3 orësh. Kujtojmë se sot mbahen votimet ne 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Në garë për zgjedhjet lokale në 61 Bashki janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.

Në vendin tonë, zyrtarisht sipas KQZ-së janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote. 122 mijë e 545 të rinjë votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qëndra votimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit